Arrestimi i Tatjan Gjashtës

30/09/2014 00:00

Pesë ditë më parë, Policia e Tiranës arrestoi nën akuzën e vrasjes 33-vjeçarin Tatjan Gjashta.

Avokati mbrojtës i tij, Petrit Ismaili, thotë se klienti ka qenë prej disa muajsh jashtë shtetit shqiptar. Sipas tij, është lehtësisht e verifikueshme që të vërtetohet pafajësia e klientit në sistemin TIMS.  

Avokati pretendon se 10 ditë përpara se të ndodhte kjo ngjarje për të cilën është akuzuar klienti i tij dhe tre muaj më pas, i dyshuari ka qenë jashtë Shqipërisë. Në pasaportën e tij ndodhen edhe vulat hyrëse dhe dalëse të Rinasit dhe Malpensës.

Tatjan Gjashta u arrestua pasi dyshohet se në janar ka goditur me sende të forta shtetasin Fatjon Tahiri duke i shkaktuar atij vdekjen, por për këtë kohë i akuzuari pretendon të ketë qenë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Top Channel