Universitetet e mbyllura, shumë degë nuk njihen

30/09/2014 00:00

Janë qindra studentë, të cilët kanë ndjekur institucione të palicencuara, kreditet e të cilave sot nuk njihen nga Ministria e Arsimit.

Sipas udhëzimeve të fundit të Ministrisë së Arsimit, këta të rinj kanë të drejtë të rinisin edhe një herë studimet në universitetet publike apo private, si një shans që diploma e tyre të njihet.

“Arsyeja përse u mbyllën ato universitete është pikërisht ofrimi i programeve të palicencuara prej tyre. Kjo është sqaruar njëherë e mirë dhe ne po mundësojmë për studentët shansin e dytë në programe të licencuara apo të akredituara, qoftë në universitete publike apo edhe private. Kjo është e vërteta e kthimit të autoritetit dhe dhënies dinjitet diplomave të këtyre studentëve”, u shpreh ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Ekspertët e Ministrisë së Arsimit thanë se po punohet për çdo dosje, në bazë të udhëzimeve të fundit që janë nxjerrë.

Universitetet pritet të nisin vitin akademik më 20 Tetor, kohë e mjaftueshme për rishikimin e të gjitha dosjeve të rreth 6 mijë studentëve, të cilët ishin pjesë e institucioneve arsimore të cilave iu hoq licenca për paligjshmëri.

Top Channel