Rindërtimi i Komisariatit të Rrugores

30/09/2014 00:00

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mori pjesë në nisjen e punimeve të rehabilitimit të Komisaritit Rrugor në Tiranë.

Projekti i ri parashikon ndërtimin e mjediseve të reja për pritjen e qytetarëve. Punimet që priten të përfundojne brenda dy muajsh do të krijojnë, sipas Ministrisë së Brendshme mundësinë që jo vetëm qytetarët të priten në mënyrë komode, por që të shkurtohen edhe procedurat standarde dhe të shpejtohen veprimet në këtë Komisariat.

Duke e bërë funksional këtë godinë, do të zgjidhet një nga problemet që ka shoqëruar gjithmonë drejtuesit e mjeteve me pagesat e gjobave, duke shkurtuar kohë.

Në projekt parashikohen edhe zyra të pritjes së publikut për ankesat e tyre ndaj punonjësve të Policisë së Qarkullimit Rrugor.

Top Channel