Pedofilia është një ndër krimet më të dënueshme dhe ligjet në shumë vende të botës janë ndër më të ashprat.

Megjithatë mbetet një ndër krimet më të vështira për t’u zbuluar. Vitet e fundit pedofilët janë hedhur në internet dhe nuk janë të rralla rastet e viktimave të tyre.

Njëri ndër vendet më të prekura nga ky lloj krimi është edhe Britania e Madhe. Për të luftuar sadopak këtë fenomen një grup të rinjsh të pagëzuar me emrin “Gjuetarët e pedofilëve” (Paedophile Hunter) janë aktivizuar në internet me profile të miturish djem dhe vajza.

Ekipi mashtron pedofilin potencial duke i krijuar idenë sikur po flet me një fëmijë. Në një rast të tillë, ata mundën të filmojnë punën e tyre në aksion, kur tek adresa iu paraqit një i dyshuar pas bisedës së zhvilluar në internet.

Grupi thotë se teknika e tyre është një mundësi e mirë për të luftuar fenomonin dhe i kërkon policisë që të investohet më shumë në këtë sektor.

Vitin e kaluar, Michael Parkes, me profesion mësuar vrau veten pasi ra në rrjëtën dhe u filmua nga “Gjuetarët e Pedofilisë”.

Top Channel