Fatkeqësisht nazizmi gjen ende mbështetje dhe më e afërta është në rajonin tonë, në Greqi, por rasti më ekstrem mbërrin nga futbolli i të rinjëve gjerman.

Maik Lukowicz, futbollist i ri polak që aktivizohet me të rinjtë e Verder Bremenit është vënë në qendër të vëmendjes për përshëndetjen naziste gjatë një festimi goli.

Mesfushori, së bashku me shokët e tjerë të skuadrës i drejtohen shkallëve të stadiumit për të festuar me tifozët golin e radhës. Ndërsa të gjithë ishin duke festuar normalisht, Lukowicz ngriti krahun nazist.

Njëri prej shokëve të skuadrës që e kuptoi gjestin ende pa u kryer i plotë e tërheq menjëherë për ta ndaluar atë. Por nëse gjesti i shpëtoi syrit të spektatorëve në shkallët e stadiumit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kamerat.

Pamjet filmike zhvendosën debatin larg rezultatit të ndeshjes, ndërkohë që skuadra e të rinjëve të Verder Bremenit kërkoi ndjesë për “incidentin”.

Top Channel