Zuckerberg adhuron privatësinë (të veten)

30/09/2014 00:00

Mark Zuckerberg është një adhurues i privatësisë…por vetëm kur bëhet fjalë për të veten.

I lodhur nga zhurmat në Dolores Heights të San Franciskos, themeluesi i Facebook ka blerë për një shumë prej 66 milion dollarësh për të përvetësuar një pronë të paluajtëshme në brigjet e mrekullueshme hauajane.

Bëhet fjalë për një pronë prej 144 hektarë që Zuckerberg ka blerë në ishullin Kauai, pjesë e ishujve të Hauait. Prona rrihet në 800 metra nga dallgët e oqeanit duke formuar një plazh që nuk është shkelur, të paktën deri më tani.

Së bashku me tokën Zuckerberg ka blerë edhe këtë plazh. Sipas mediave amerikane prona është e lirë për disa plane zhvillimi, por me gjasë destinacioni do të jetë ndërtimi i një kompleksi rezidencial.

Top Channel