Arrestohet notari Michael Phelps

01/10/2014 00:00

Notari amerikan, Michael Phelps, fituesi i 22 medaljeve olimpike, përfundoi në pranga pasi po ngiste makinën me shpejtësi tej normave të lejuara.

Autoritetet në Baltimore thanë se Phelps u ndalua pasi ishte duke lëvizur me 134 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia maksimale lejohej deri në 70 kilometra në orë.

Më vonë, kampioni olimpik kërkoi falje në “Twitter”, duke shkruar se është i ndërgjegjshëm për shkeljen që ka bërë dhe mban përgjegjësi për të.

Kjo nuk është hera e parë që notari amerikan ndalohet nga policia edhe në vitin 2014 ai ishte arrestuar për të njëjtën arsye dhe ishte dënuar me 18 muaj me kusht.

Top Channel