Norvegjia, vendi më i mirë për brezin e tretë

01/10/2014 00:00

Kur flitet për rënditje globale sa i përket standardeve të jetesës Norvegjia prin në pjesën më të madhe të tyre dhe këtu s’ka si të bëjë përjashtim edhe studimi i radhës.

Kombet e Bashkuara publikuan në “Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve” një studim ku u përfshinë 96 vende ku jetojnë më mirë personat mbi 60 vjeç.

Të ardhurat, përkrahja sociale, qetësia ishin disa prej kritereve të vrojtuara në këtë studim, ku Norvegjia lë pas Suedinë, Zvicrën, Kanadanë dhe Gjermaninë, ndërsa vendi më i papërshtatshëm për brezin e tretë është vlerësuar Afganistani.

Studimi thotë se në 2050, nëse vazhdohet me këto ritme të plakjes, popullsia globale mbi moshën 60 vjeç do të përbëjë 21 përqind të totalit, ndërkohë që në 40 vende të përfshira në indeks, kjo shifër do të kalojë 30 përqindëshin.

Top Channel