Gjyqi ndaj Frrokut, mungon dëshmitari

01/10/2014 00:00

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar të mërkurën seanca e radhës ndaj
Arben Frrokut të akuzuarit për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Forca speciale po ruajnë ambientet e Gjykatës ku pritej dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia identiteti i të cilit u zbulua nga vetë Frroku gjatë seancës së shkuar, por deshmia e tij ka munguar edhe sot, pasi ky person nuk eshte paraqitur ne seancë.

Ne perfundim te seances gjyqesore ka reaguar avokati i te akuzuarit Arben Frroku, Genc Gjokutaj i cili ne nje pronocim per mediat ka deklaruar se deshmitari nuk mund te merret ne pyetje pa u rregulluar baza procedurale mbi te cilen ai do te merret ne pyetje. Sipas Gjokutajt, ne media ka dezinformim lidhur me kete çështje, pasi deshmitari ne fjale nuk eshte marre asnjehere ne pyetje ndryshe nga ç’është raportuar.

Një ditë më parë u zbulua se deshmitarit i ishte tentuar t’i bëhej atentat përmes eksplozivit në makinë disa ditë më parë, gjë që ishte mbajtur e fshehtë nga policia.

Top Channel