Brad Pitt: Familja, pasuria më e madhe

01/10/2014 00:00

Të ardhurat për të bërë një jetë luksi nuk i mungonin edhe para se të krijonte familjen, por vetëm pas kësaj ndjehet si njeriu më i pasur në botë.

Brad Pitt thotë se bërja baba e ndryshoi plotësisht dhe se e dashuron punën e vështirë të prindit në rritjen e fëmijëve të tij.

Detyra e tij është e vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për një familje të stërmadhe si ajo që 50-vjeçari ka ngritur me Angeline Jolie, me të cilën vetëm disa javë zyrtarizoi lidhjen.

“Mëson bukurinë më të madhe të familjes teksa sheh fëmijët e tu të rriten dhe zhvillohen. Është përvoja më e bukur në jetë. Unë ndjehem si njeriu më i pasur në botë që prej kohës kur u bëra baba”, thotë ai për revistën “Psychologies”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel