Gjirokastër, grabitet çifti i të moshuarve

01/10/2014 00:00

Një çift të moshuarish në Gjirokastër kanë rënë pre e grabitësve të
cilët u kanë marrë para dhe sende me vlerë në banesën e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Andon Poci’, në banesën e Thimio Cinos.

Sipas policisë, 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e të moshuarve pas mesnate dhe duke i kërcënuar u kanë marrë atyre një sasi lekësh dhe një unazë floriri e më pas janë larguar.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të grabitjes.

Top Channel