Transferohen prokurorët e deputetëve

01/10/2014 00:00

Prokurorët që po hetonin 3 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë
transferuar në të tjera poste. Rrjedhimisht edhe dosjet që ata po
hetonin do t’i kalojnë prokurorëve të tjerë.

Me urdher te prokurorit te pergjitshem, prokurori Artur Selmani qe po hetonte deputetet e Partisë Socialistë, Arben Ndoka e Pjerin Ndreu nën akuzën e goditjes për shkak të detyrës, u komandua nga Prokurorja e Përgjitshme ne Prokurorine e Tiranes.

Ndersa prokurorja Alma Muça qe hetonte deputetin e Partise Demokratike Astrit Veliajn komandohet ne Drejtorine e Inspektimit. Pritet qe ne Gjykaten e Larte çeshtjet ndaj deputeteve t’i ndjekin te tjere prokrurore brenda prokurorise se Pergjitshme te cileve do iu delegohet çeshtja.

Top Channel