Përshkallëzohen protestat në Hong Kong

01/10/2014 00:00

Protestat në Hong Kong janë pëshkallëzuar në 65-vjetorin e Ditës Kombëtare të Kinës, ditë që përkujton me ceremoni festive themelimin e Republikës Popullore.

Mijëra protestues dolën në rrugët dhe sheshet e zemrës financiare të qytetit duke, por ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë jo për të festuar me fishekzjarre dhe koncerte, por për të protestuar.

Protestuesit kundërshtojnë vendimin e Pekinit për të vendosur veton mbi kandidadët që në zgjedhjet e 2017 në Hong Hong.

Kreu ekzekutiv i Hong Kongut, Cy Leung u kërkoi protestuesve që të mbështesin reformën elektorale të propozuar nga Pekini, por thirrjet e tij u shoqëruan me mospërfillje nga protestuesit, të cilët madje i kthyen shpinën kur në sfond po luhej himni kombëtar.

Pekini pretendon se vendimet që merr janë gjithnjë në mbrojtje të stabilitetit dhe zhvillimit të Hong Kongut dhe nuk cënojnë statusin special të rajonit “një vend, dy sisteme”.

Por protestuesit të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale shprehen të vendosur në realizimin e kërkesave të tyre. Ata thonë se Pekini po kërkon të vendosë të njëjtin sistem si në pjesët e tjera të Kinës edhe në këtë pjesë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Pekini duket i vendosur të mos bëjë asnjë lëshim dhe të kalojë më parë në sitën e tij të gjithë kandidatët potencialë për zgjedhjet e 2017.

Hong Kongu, një ish-koloni britanike deri më 1 korrik të 1997, kur në bazë të një marrëveshjeje të arritur në vitin 1984 mes Londrës dhe Pekinit iu bashkua Kinës, ndryshe nga rajonet e tjera të vendit të madh aziatik, zotëron një autonomi të zgjeruar dhe drejtuesit vendorë janë zgjedhur gjithnjë me votë demokratike, kulturë e trashëguar që prej kolonializmit.

Top Channel