Punësimi i të rinjve në zonat rurale

01/10/2014 00:00

205 të rinj do të punësohen dhe rreth 400 të tjerë do të trajnohen në
projekte të financuara nëpërmjet granteve nga USAID dhe organizata
‘Asiist Impact’.

Per 7 grante te tilla jane firmosur marreveshjet me shoqata qe operojne ne fushen e bujqësisë dhe turizmit në qytete të ndryshme në veri dhe jug të Shqiperisë.

Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqënies Sociale, Bardhylka Kospiri theksoi se synimi i granteve është rritja e mundesive të punesimit dhe fuqizimit të të rinjve që janë aktive në Shqiperi.

“Eshtë shumë e rëndësishme që rinia të mbështetet në politika e grante. Ky i sotmi është një shembull i shkëlqyer që duhet shumëfishuar. Përmes këtyre projekteve do të punësohen 205 të rinj dhe do të trajnohen 420 të tjerë. Nëse shohim kërkesat që duhet të përmbushë një kandidat për punë, do të vëmë re se pjesa dërrmuese e tyre kërkon arsim profesional”, thotë Kospiri.

Nga statistikat e INSTAT, rezulton se ne 5 familje te varfra 4 i perkasin zonave rurale ndaj shperndarja e ketyre granteve ne zona rurale do te jete nje kontribut me impakt te rendesishem per te rinjte  qe jetojne ne to theksoi zëvendësambasadori amerikan Henry Jardine.

“Kjo i ndihmon te rinjte ne zhvillimin ekonomik te vendit, ne largimin nga ekstremizmi e keshtu me radhe.Ne jemi këtu në mënyrë që të heqim barrierat për punësim dhe të fuqizojmë rininë”, thotë Jardine.
 
“Assist Impact” po zbaton nje projekt 3-vjeçar per USAID Shqiperi, te quajtur ‘Ngritja e kapaciteteve njerezore dhe institucionale’, qe synon te mbeshtese OJQ-të vendore, agjensite qeveritare dhe institucionale te permiresojne afteiste e tyre dhe te punojne ne menyre efektive.

 

Top Channel