Të kalosh urën edhe kur s’ka urë

01/10/2014 00:00

Një 58-vjeçare u bë protagoniste e një incidenti të pazakontë, nga ata që kemi parë vetëm nëpër filma, kur vendosi të kalonte një urë të ngritur.

Aksidenti ndodhi në qytezën e Tisnos, në brigjet e Adriatikut dhe gjithcka është filmuar nga një kamera amatore.

Në pamje duket ura e gjysmë e ngritur që paralajmëronte bllokimin e rrugës për t’i hapur rrugën një anijeje. Por 58-vjeçarja me një makinë të vogël tip “Peugeot” ka shpërfillur këtë dhe ka vazhduar rrugëtimin e saj.

Kur u mor në pyetje nga policia ajo tha se nuk kishte parë semaforin e kuq pasi atij i reflektonte dielli dhe nuk dukej asgjë.

Në makinë në momentin e aksidentit ndodheshin dy persona, fatmirësisht që të dy shpëtuan pa lëndime.

 

Top Channel