Kreu i PPE-së mbështet bojkotin e PD-së

01/10/2014 00:00

Presidenti i Partisë Popullore Europiane Joseph Daul ka dalë hapur në
mbrojtje të qëndrimit të Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në
Parlament derisa atje të garantohen të drejtat themelore të opozitës
shqiptare.

Zoti Daul, nje perkrahes historik i Partise Demokratike ne pushtet dhe ne opozite, e mbajti kete qendrim pas nje takimi ne Bruksel me kreun demokrat Lulzim Basha dhe nuk la vend per interpretim kur u pyet, nese i dukej normal bojkoti i opozites.

“Ka të drejta dhe rregulla që duhen respektuar. Nëse Gjykata Kushtetuese shpall vendime, ato duhet respektuar nga Parlamenti. Nëse  në gjirin e Kuvendit nuk respketohen të drejtat themelore dhe sistemi i drejtësisë,atëherë nuk ia vlen që të qëndrosh në Parlament. Unë premtova që do ta ngre këtë çështje në nivelin europian, sepse shteti ligjor dhe drejtësia janë parësore për Bashkimin Europian”, thotë Daul.
 
Joseph Daul, njihet si nje nga kritiket me te ashper te kryeministrit Edi Rama, qe kur ai ishte ne opozite, kohe ne te cilen u takuan per here te pare gjate negociatave tek ‘Krokodili’ ne Strasburg, 4 vjet me pare. Edhe sot, francezi qe drejton Partine Popullore Europiane nuk kurseu tonet kritike ndaj Edi Rames.

“Unë e njoh zotin Rama. Kemi patur rastin të bisedojmë gjatë me të në një takim në Strasburg për çështjen e numërimit opo jo të kutive të votimit. Eshtë zoti Rama që duhet të kishte treguar i pari shembullin e respektimit të së drejtës dhe të drejtësisë”, thotë Daul.

Presidenti i Partise Popullore Europiane, grupim te cilit i perket edhe Presidenti i ri i Komisionit Europian dhe kandidati per Komisioner i Zgjerimin i ka premtuar Lulzim Bashes ndermarrjen e nje hapi te rendesishem nga ana e Brukselit.  

“Unë shoh faktet. Ne do të kemi së shpejti një Komision të ri Europian. Ne do  t’i kërkojmë Komisionit Europian të zhvillojë hetime të thella për sjelljet në Kuvendin e Shqipërisë, sepse duke parë atë që po ndodh në Parlament dhe me disa persona që janë në qeveri, ngrihen shumë pikëpyetje”, theksoi Daul.

Ne nje postim ne Facebook, Joseph Daul thote se me Kryetarin e Partise Demokratike eshte takuar per situaten shqetesuese ne Shqiperi, duke vene ne dukje se “shteti ligjor dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese duhet te respektohen, ne menyre qe Parlamenti te behet serish niveli me i larte i demokracise”.

Top Channel