HRW: Turqia drejt autoritarizmit

01/10/2014 00:00

Organizata e të drejtave të njeriut “Human Rights Watch” paralajmëroi se Turqia po anon drejt autoritarizmit.

Organizata me seli në Amerikë pretendon, në raportin e saj më të fundit, se nën drejtimin e Recep Tayyip Erdogan, shteti ligjor në këtë vend po gërryhet, pasi Presidenti ka nisur goditjen e disidentëve dhe lirisë së medias.

Dokumenti 38-faqesh tregon se hapat prapa, sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut në Turqi, u shtuan vitin që shkoi, gjatë protestave kundër Erdoganit të zgjedhur në krye të shtetit në muajin Gusht, ndërsa deri atëherë shërbente si kryeministër.

Top Channel