Basha: Mafia dekonspiroi dëshmitarin

01/10/2014 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli vetë për të denoncuar
si një akt mafioz shtetëror zbulimin e identitetit të dëshmitarit kyç
në gjyqin për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

I akuzuar per kete vrasje eshte vellai i deputetit socialist, Mark Frroku dhe sipas zotit Basha dekonspirimi i identitetit te deshmitari‎t eshte nje veprim gjakftohte i Kryeministrit.

“Rënia e dëshmitarit kyç, në një procesi gjyqësor për vrasjen e një komisari policie, është në fakt rënia përundimtare e shtetit, kapja e tij, dorëzimi i tij në këmbët e mafies së lidhur me politikën. Edi Rama dhe Ministri i tij i Brendshëm janë personat që kanë urdhëruar nxjerrjen në rrugë, të zbuluar dhe pa mbrojtje, të dëshmitarit të drejtësisë. Edi Rama e ka urdhëruar këtë akt kriminal mafioz për llogari të aleancës së tij politike me mafian në Kuvend”, tha Basha.

Sipas kreut te opozites ky eshte nje rast flagrant, qe duhet hetuar nga prokuroria dhe duhet ndjjekur nga partneret nderkombetare.

“I bëj thirrje sot Prokurorisë të dëshmojë kurajo dhe të hetojë këtë krim të paprecedent, e të nxjerrë përgjegjësit para ligjit. I bëj thirrje përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të vëzhgojnë nga afër këtë proces kriminal të rënies së shtetit dhe policisë në duart e mafias së lidhur drejtpërdrejt me pushtetin”, theksoi Basha.

I pyetur nga gazetaret per mundesite e nje marreveshje me mazhorancen, qe opozita te hyje ne parlament, zoti Basha i kerkoi kryeministrit Rama te mos i beje bisht 3 kerkesave te demokrateve. Ato nisin me kushtin e nje ndjese publike per moszbatimin e deritanishem te vendimeve te Gjykatës Kushtetuese.

“Kërkohet një ndjesë publike për përgjegjësitë kryeministrore, për dhunën e organizuar, siç e pa çdo shqiptar në Kuvend nga ai, përmes strukturës së dhunës të sjellë aty nga ai kundër opozitës. Kërkojmë ngritjen e një instrumenti i cili do të nxjerrë jashtë Kuvendit të inkriminuarit, njerëzit e dënuar për trafiqe e vrasje, dhe që do të parandalojë futjen e tyre në Parlament në të ardhmen. Kërkesat tona janë të qarta, janë publike. Kryeministri, ka jo një javë, por 8 javë që i bën bisht përgjegjësisë dhe i bën bisht përgjigjes. Jemi ne që presim përgjigje nga ai. Dhe jo e kundërta”, tha Basha.

Top Channel