Mesazhi i babait pasi pa fotot e para nudo të vajzës së tij modele

01/10/2014 00:00

Ka shumë mundësi që të njihet gjithmonë si vajza gjysmë e zhveshur në videoklipin e këngës ‘Blurred Lines’ të këngëtarit Robin Thicke, por Emily Ratajkowski po përpiqet që të vërë emër në botën e spektaklit si një aktore Hollivudi.

Dhe duket se e ka nisur mirë karrierën e saj kinematografike pasi modelja e re është pjesë e kastit të një prej filmave më të shumëpritur të këtij viti. Bëhet fjalë për filmin ‘Gone Girl’, ku interpretojnë aktorë të famshëm si Ben Affleck dhe Rosamind Pike.

“Ishte e mrekullueshme të punoje me Ben Affleck. Ai ishte shumë i duruar dhe kjo eksperiencë më ka mësuar shumë përsa i përket aktrimit”, tha 23-vjeçarja.

Modelja amerikane, të cilën më shumë jemi mësuar ta shohim të zhveshur sesa të veshur, tha se nëna e saj e ka mësuar ta konsiderojë seksualitetin si diçka të bukur, ndërsa babai i ka dërguar këtë mesazh pasi pa për herë të parë një set fotosh nudo të vajzës së tij.

“Sapo pashë fotot dhe je shumë e bukur, ashtu siç ke qenë në moshën 5-vjeçare.”

Top Channel