Çfarë lidhje ka mes matematikës dhe bukurisë?

Në fakt, sipas shkencëtarëve, tërheqja fizike rritet nëse trupi, ashtu sikurse edhe fytyra, janë simetrike.

Proporcionaliteti na bën më të pëlqyeshëm, të dukemi më të bukur në sytë e të tjerëve, ndërkohë që studiues të ndryshëm besojnë se trupat proporcionalë janë edhe më të shëndetshëm.

Leonardo da Vinci besonte se përmasat ideale humane ishin të përcaktuara për të qenë harmonike dhe, sipas tij, mund të udhëhiqnin universin.

Sipas studimeve, lëkura e qartë dhe pa njolla, simetria e fytyrës ose proporcionaliteti i artë, tiparet e rregullta dhe ngjyra e lëkurës, janë karakteristika të një fytyre perfekte.

Por, si do të dukej një mashkull perfekt? Sipas “Telegraph”-it, një burrë perfekt mbi të 30-at, duke kombinuar tiparet më të pëlqyera të VIP-ave do të ishte i tillë: flokët gri të George Clooney, mjekra e David Beckham, sytë blu të Bradley Cooper, nofulla e David Gandy dhe hunda e Brad Pitt.

Ndërkohë që grafiku i dytë kombinon tiparet për një mashkull ideal nën të 30-at. Flokët me kaçurrela të Harry Styles, me sytë blu të Zac Efron, mjekrën e Robert Pattinson, nofulla e rrumbullakët e Ryan Gosling dhe hunda e Jamie Dornan.

Top Channel