Siguria e Obamas, dorëhiqet Julia Pierson

01/10/2014 00:00

Julia Pierson, drejtoresha e Shërbimeve Sekrete, jep dorëheqjen për shkak të disa ngjarjeve, gjatë të cilave është thyer siguria e Presidentit Obama. Lajmi është bërë i ditur për Neë York Times nga zyrtarë të administratës.

Largimi i saj vjen jo më shumë se 1 ditë, pasi ligjvënës nga të dyja partitë shënjestruan udhëheqjen e Piersonit dhe thanë se ata ishin të frikësuar për jetët e Presidentit dhe familjarëve të tij, edhe pse ruhen nga kjo agjenci.

Një veterane 30-vjeçare në Shërbimet Sekrete, Pierson supozohej të ishte ajo që do të përmirësonte reputacionin e agjencisë, pas skandaleve që kishin ngritur dyshime mbi sjelljen, që nxiste incidente me teprim pijesh apo prostitucion gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Por, periudha e drejtimit të saj është tronditur nga disa akuza serioze, pasi agjentët e saj dhe oficerë të tjerë nuk kanë qenë në nivelin e duhur, kompetent, të të bërit të detyrës së tyre. E marrë në pyetje intensive në “Capitol Hill” gjatë së martës, Pierson pranoi se agjentët që duhej të kujdeseshin për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë kishin dështuar të ndiqnin disa protokolle sigurie, duke lejuar një person të armatosur me thikë të hynte brenda rezidencës.

Përgjatë dy javëve të fundit, ndihmësit e Obamas kanë theksuar vazhdimisht se ai ka besim të plotë tek agjencia dhe tek aftësia e Pierson për ta udhëhequr atë. Por duket se zbulimet për disa shkelje radhazi kohëve të fundit kanë qenë të tepërta për të.

Shkeljet madhore në Shtëpinë e Bardhë

19 Shtator 2014, agresori hyn në Shtëpinë e Bardhë
Omar Gonzalez kaloi gardhin, vrapoi dhe hyri në një derë të hapur, mposhti një agjent dhe vrapoi drejt “Dhomës Lindore” të ceremonive. U kap kur donte të hynte të “Dhoma e Gjelbërt”.

11 Nëntor 2011, plumba godasin rezidencën
Shërbimet Sekrete u treguan të ngadalta të identifikonin përgjigjen e duhur nga një incidenti, kur një person me armë gjysmëautomatike gjuajti armë në pjesën jugore të Shtëpisë së Bardhë. U thyen xhamat e familjes presidenciale dhe u shkaktuan 100 mijë dollarë dëme.

24 Nëntor 2009, u prish darka shtetërore
Michaele dhe Tareq Salahi, atëherë një çift i martuar, arritën të hynin përmes pikave të kontrollit të Shërbimeve Sekrete, drejt e në darkën shtetërore të mbajtur nga Presidenti Obama, pa qenë në listën e të ftuarve. Çifti u fotografua duke takuar Presidentin dhe zv/presidentin Joseph R. Biden.

Top Channel