Ben Affleck tregon vështirësitë e Hollivudit

01/10/2014 00:00

Aktori Ben Affleck ka treguar si ka arritur të formojë fizikun e tij për rolin e Batmanit ndërkohë që po xhironte edhe filmin ‘Gone Girl’, ku interpreton një burrë jo në formë fizike.

Ylli hollivudian ka një vit që ka nisur stërvitjen për të interpretuar Bruce Wayne dhe në emisionin e mëngjesit të ‘ITV’-së 42-vjeçari tha se i ka fshehur muskujt poshtë rrobave gjatë gjithë kohës së xhirimeve të ‘Gone Girl’.

“Personazhi i ‘Gone Girl’ (Nick Dunne) nuk është në formë dhe në të njëjtën kohë duhet të stërvitesha për Batmanin. Mundohesha ta fshihja formën e mirë fizike pasi Nick Dunne pi shumë alkool dhe ha shumë, nuk kishte kuptim të ishte në formë fizike”, shpjegon Affleck.

Top Channel