Zhvillime të pazakonta që kanë rikthyer edhe njëherë tensionin në skenën
politike të vendit tregojnë se Greqia ende ndodhet në një gjendje tepër
të brishtë dhe të pastabilizuar që nuk e ndihmon për të dalë nga kriza e
thellë ekonomike e viteve të fundit.

Pas nje takimi te kryeministri Samaras dhe zëvendëskryeministrit Venizelos mbremjen e se merkures,dy udheheqesit e partive qe perbejne koalicionin qeveritar kane vendosur qe qeveria greke t’i kerkoje votebesimin diten e hene parlamentit.

Sipas analisteve kjo levizje politike behet per t’u dhene fund skenareve per zgjedhje te parakohshme ne Greqi, ndaj dhe zedhenesja e Qeverise ka deklaruar se procedura per zgjedhjet presidenciale te marsit do te filloje siç e parashikon kushtetuta nje muaj para mbarimit te mandatit te presidentit aktual Karolos Papulias, domethënë në shkurt 2015.

Votebesimi,konsiderohet gjithashtu se do ti jape kohe te mjaftueshme qeverise se koalicionit te konservatoreve dhe socialisteve, te shfaqin nje front te bashkuar ne nje moment kur Athina negocion me kreditoret e saj qe ndodhen ne kryeqytetin grek.Zëvendëskryeministri Evangelos Venizelos, ka deklaruar se ky veprim eshte një përpjekje për të siguruar “stabilitetin politik” ne vend.Sondazhet e fundit te cilat i japin deri ne 11 pike me shume Radikaleve te Majte te partise opozitare Syriza, qe deklaron se kjo qeveri po shkon drejt shkaterrimit ,kane shtuar spekulimet se vendi mund te shkoje ne zgjedhje te parakoheshme ,duke shkaktuar shqetesim tek kreditoret e Greqise dhe tek tregjet financiare.

Per te marre votebesimin qeverise do ti duhen  diten e hene vetem 151 nga 300 votat e deputeteve te parlamentit grek ,nderkohe qe koalicioni qeveritar mbeshtetet nga 154 deputetet e dy partive. Por per te zgjedhur presidentin e ri ne muajin mars te vitit te ardheshem ,kerkohen 180 vota parlamentare.Ne rast se Samaras dhe Venizellos nuk bindin edhe 26 deputete te tjere nga partite jashte koalicionit apo deputete te pavarur  ,atehere Parlamenti do te shperndahet dhe vendi do te shkoje ne zgjedhje te parkoheshme parlamentare ,nje zhvillim qe do te shkaterronte cfaredo eshte arritur deri tani nga qeveria aktuale.

Top Channel