Ryanair, fund kalendarit të “nxehtë”

02/10/2014 00:00

Kalendari i famshëm dhe i kritikuar që Ryanair publikon çdo vit për arsye bamirësie nuk do të realizohet më.

Linja ajrore irlandeze nuk do të nxjerrë më stjuardesat e saj me bikini për të grumbulluar fonde për kërkimin shkencor të sëmundjeve të ndryshme.

Edhe pse ka mbledhur rreth 100 mijë euro çdo vit nëpërmjet kalendareve provokative, Ryanair ka mbledhur edhe shumë kritika pasi kalendari është konsideruar “seksist”.

Drejtori ekzekutiv i Ryanair-it, Michael O’Leary, tha: “Ishte një ide e shkëlqyer realizimi i kalendarëve pasi grumbulluam shumë fonde që shkuan për bamirësi dhe do e kemi të vështirë të gjejmë një mënyrë tjetër më të mirë për të mbledhur para’.”

FOTO GALERI
1/3

Top Channel