Xhepa më të mëdha për celularët gjigandë

02/10/2014 00:00

Markat më të njohura të xhinseve po mendojnë të dizenjojnë xhepa më të mëdha në mënyrë që pajisjet e fundit teknologjike si iPhone 6 të rrinë mirë në to.

iPhone 6 Plus është aktualisht smartphone më i madh në treg dhe pritet që të jetë edhe më i preferuari, por shumë persona janë ankuar për faktin se është shumë i madh për tu mbajtur në xhepat e pantallonave.

Përdoruesit e internetit thonë se nga përmasat e tij të mëdha, iPhone 6 mund të dëmtohet, sidomos kur ulesh me të në xhep. Për këtë arsye, marka si Levi dhe Lee po parashikojnë mundësinë e zmadhimit të xhepave.

“Qëllimi ynë është të dizenjojmë produkte që e bëjnë më të mirë jetën e konsumatorëve tanë. Do marrim parasysh gjithçka”, tha Jonathan Cheung, kreu i dizenjimit të Levit.

Top Channel