Puthje pasionante mes Bradley dhe Jennifer (në film)

02/10/2014 00:00

Që të dy dëshmuan se janë të prerë për njëri-tjetrin në sheshxhirim kur realizuan bashkëpunimin e parë në filmin e 2012, “Silver Linings Playbook” dhe një vit më vonë tek “American Hustle”.

Bradley Cooper dhe Jennifer Laërence rikthehen sërish bashkë me një tjetër realizim. Bëhet fjalë për filmin “Serena”, pamjet e para të të cilit janë bërë publike.

Ngjarjet zhvendosen në vitet e depresionit të madh. Bradley në rolin e George dhe Jennifer në rolin e Serenas janë një çift i sapomartuar të cilët kërkojnë suksesin në sipërmarrje. Historia e tyre dashurisë ndërthuret me ndodhitë jashtë kontrollit të tyre për të sjellë një romancë nga e cila producentët dhe vetë aktorët presin të korrin sukses.

Filmi del në kinema më datë 27 nëntor.

 

 

Top Channel