Mbyllet katedra e Nënë Terezës

03/10/2014 00:00

Universiteti Kombëtar i “Gandhi”-t në Indi, ka vendosur të mbyllë katedrën e Nënë Terezës. Heqja nga funksioni i kësaj katedre që është me e madhja në botë, e cila funskionon në shëndetësi, arsim dhe punë sociale, ka tronditur komunitetin mbare-katolik.

Arsyeja e mbylljes së saj, shpjegohet të jetë mungesa e fondeve. Por kryetarët e katedrës thanë se mund të shfrytëzojnë donacionet e huaja për ta mbajtur në funksionim , propozim ky që është lënë në hije nga autoritetet përkatëse.

Zëdhënësi i këshillit katolik të Indisë, John Dayal tha se e dënon këtë vendim që pas të cilit fshihet qeveria indiane. Ai i bëri thirrje jo vetëm që ta hapin sërish katedrën, por kërkoi që funksioni i saj të shtrihet përtej.

“Mother Tereza Chair” ishte themeluar në shkurt të vitit 2000 dhe qëllimi i saj ishte mbajtja gjallë e punës së madhe që Nënë Tereza ka bërë në Indi.

Mbyllja e katedrës me emrin e Nënë Terezës mbërrin në një moment të rëndësishëm teksa po zhvillohet një fushatë globale për shënjterimin figurës së çmuar shqiptare të Gonxhe Bojaxhiut.

Top Channel