AMA, vijojnë procedurat për vendet vakante

03/10/2014 00:00

Komisioni i Medias dhe i Arsimit ka vijuar procedurën për përzgjedhjen e
anëtarëve të AMA-s, të cilët do të mbështeten nga mazhoranca, duke lënë
bosh, vendin për kandidatin që do të zgjidhet nga opozita.

Nenkryetari i Komisionit te Medias, Alfred Peza tha se deri me sot jane hequr nga lista kater kandidate nga 26 qe ishin ne total.

Procesi i perzgjedhjes do te vijoje gjate javes se ardhsme, ku deputetet e ketij Komisioni do te votojne per perzgjedhjen e dy anetareve te AMA-s.

Top Channel