Steven Benjamin, një cicëron i udhëtimeve turistike detare dhe eksplorues i botës së nënujore regjistroi atë që ai e quajti ndodhinë më të mahnitëshme të gjithë jetës së tij.

Benjamin fotografoi momentin kur një balenë shkëputet nga thellësitë e oqeanit në afërsi të brigjeve të Afrikës së Jugut dhe kërcen disa metra mbi ujë. Pamjet e sjellja janë spektakolare; një peshë prej 40 tonësh që fluturon për pak sekonda e më pas zhytet sërish në habitatin e vet.

Steven thotë se nuk ka parë asnjëherë diçka të tillë në të shkuarën, pavarësisht viteve që ka mbi shpinë si studiues i botës ujore, e veçanërisht balenave.

FOTO GALERI
1/6
Balena fluturuese

Top Channel