Jeta e dytë e Pecas; nga pjesë e narkotrafikut tek antidroga

03/10/2014 00:00

Ishte pjesë e bandës së një narkotrafikanti me emër në Kolumbi, por kur ai u arrestua “mbeti” jetim dhe strehën e gjeti në radhët e policisë.

Pecas është emri i qenit personal të narkotrafikantit Cesar Martinez, të njohur me emrin “Tierra”. Ky i fundit u arrestua muaj më parë dhe Pecas ishte pjesë e sekuestrimeve të kryera nga policia.

Këtu nis edhe ndryshimi për të duke kaluar nga “bota e së keqes” në kampin që lufton të keqen. Atij iu deshën vetëm gjashtë muaj trajnim për t’u bërë pjesë e antidrogës, pasi me CV që kishte, si qeni personal i një baroni të shpërndarjes, nuk e ka patur të vështirë të nuhasë kokainën apo lëndë të tjera narkotike.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel