Sindikatat: Më shumë vëmendje arsimit

03/10/2014 00:00

Kreret e Federatës së Sindikatave të Arsimit kanë kërkuar që të rritet
financimi tek arsimi publik dhe të fuqizohet roli i mësuesit, si një
ndër hallkat më të rëndësishme të shoqërisë.

“Mësimdhënia cilësore kërkon mësues cilësorë, kërkon që të gjithë nxënësit kudo që janë të marrin mësim nga mësues të trajnuar dhe të kualifikuar, nga mësues të punësuar me standarde, jashtë çdo qëndrimi e ndërhyrjeje subjektive, politike e korruptive. Kjo është përmbajtja kryesore e dialogut social midis punëdhënësit dhe sindikatave”, thotë Xhafer Dobrushi, kryetar i FSASH.

Zevendesministrja e Arsimit, Nora Malaj, tha se arsimi ne Shqiperi po i nenshtrohet nje reforme teresore dhe garantimi i profesionalizmit te mesuesve ne çdo shkolle eshte thelbesor.

“Me një reformë ne drejtim të perfomancës së mësuesit dhe profesionalizmit të tij, një profesionalizëm që është i domosdoshëm. Të ketë mësues që në të gjithë skajet e Shqipërisë të ketë një performancë i tillë, ku edhe mësuesi i Dukagjinit, Tiranës, Konispolit, Vorës të ketë një standard dhe të ketë një cilësi”, tha Malaj.

Keto deklarata jane bere gjate nje takimi qe sindikalistet kane zhvilluar per forcimin e arsimit ne kuader të Dites Boterore te Mesuesit.

Top Channel