Brenda dy ditësh rrugët e Athinës janë mbushur përsëri me mijëra grekë që kanë protestuar  kundër masave të mëtejshme shtrënguese që kërkon të marrë qeveria Samaras, e cila do të paraqesë ditën e hënë në parlament për miratim, projektbuxhetin për vitin 2015.

Ashtu si mijera pensioniste diten e ejnte, edhe ne kete fund jave protestues nga sindikata te ndryshme te vendit I kane  bere thirrje qeverisë të shfuqizoje  ligjet e reja te marredhenieve te punesimit, te riktheje pagen minimale ne nivelin para krizes,te nenshkruaje me sindikatat  kontraten kolektive te punes dhe te ndryshoje  politikat ekonomike pasi reformat e kursimit e kane gjunjezuar gjithe shoqerine.

“Njerëzit as nuk munden dhe as nuk duan të jetojnë me therrime. Duam perseri te na kthejne jetet tona dhe per kete do te luftojme gjithnje”, thotë Manolis Charatsis, kreu i Unionit te Sherbimit Publik te Ujesjellesit .

Projektbuxheti i ri qe ka pergatitur ministria greke e Financave eshte formuluar ditet e fundit nen mbikqyrjen e eksperteve te troikes qe ndodhen ne Athine prej disa ditesh per te shqyrtuar ecurine e ekonomise greke dhe per te dhene driten jeshile per levrimin e kestit te ndihmes nga paketa e shpetimit prej 240 mld euro qe Greqia ka marre prej vitit 2011.

Kryeministri Antonis Samaras javën e kaluar ka deklaruar se qeveria e tij synon te shkeputet nga ndihma financiare e kreditoreve nje vit para afatit te fundit te saj qe eshte vitit 2016.

Por pervec sektorit te turizmit ,ne asnje fushe tjeter te ekonomise Greqia nuk ka paraqitur zhvillim dhe vleresohet se shifrat pozitive te tepricave primare te vitit te kaluar dhe vitit ne vijim jane kryesisht rezultat I shkurtimeve te vazhdueshme te pagave ,pensioneve dhe shpenzimeve ne sherbimin mjekesor, ne arsim dhe ne administraten shteterore.

Protestat e dites se shtune jane mbeshtetur kryesisht nga Partia Komuniste dhe jane zhvilluar edhe ne shume qytete te vendit.

Top Channel