Bullgaria po i drejtohet kutive të votimit gjatë kësaj të diele në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, të cilat sipas sondazheve mund ta lënë sërish këtë vend me një koalicion të brishtë qeverisës, i cili do ta ketë të vështirë të zgjidhë krizën bankare të vendit për ta rigjallëruar atë.

Bullgaria rezulton aktualisht vendi më i varfër anëtar i Bashkimit Europian. E udhëhequr nga një ekspert karateje dhe ish-truprojë, partia e qendrës së djathtë GERB pritet të fitojë por jo mazhorancën e nevojshme për të qeverisur e vetme, ndërkohë që pritet të zhvillohen “pazare” me partitë e vogla dhe opozitën për të siguruar mbështetjen e nevojshme.

Qeveria e re do të jetë e pesta në dy vitet e fundit për vendin ballkanik, një periudhë që ka parë protesta masive nëpër rrugë, të cilat rrëzuan një administratë të mëparshme të kryesuar nga GERB dhe thuajse rrëzoi edhe administratën pasuese të saj. Nëse destabiliteti i vendit do të vijojë ende, kjo mund të rezultojë si një aspekt tepër të fortë ndikues për largimin e investitorëve, por edhe zhgënjimin e votuesve të cilët kanë parë vendin të lundrojë nga njëra krizë te tjetra.

Investimet e huaja direkte kanë rënë me më shumë se 20% këtë vit. Një nga prioritetet krysore të qeverisë së re do të jetë vendosja se çfarë do të bëjë me Bankën e Koorporatave Tregtare (Corpbank), e katërta më e madhe e Bullgarisë, e cila është mbyllur pas një tërheqjeje masive të depozitave nga ana e klientëve në Qershor, fati i të cilëve gjithashtu ka mbetur në vendnumëro prej atëherë.

Top Channel