Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në vendin e quajtur Veria, rreth 70 kilometra larg Selanikut.

Sipas burimeve policore, deri tani janë konfirmuar 4 persona të vdekur, 22 të plagosur, 10 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq, dëshmitarë okularë shpjegojnë se shkak i aksidentit u bë një kamion, i cili përplasi një varg prej 40 makinash për shkak të punimeve që po kryente Koorporata Energjitike greke, në aksin që lidh portin e Igumenicës me kufirin turk.

Ndërsa policia lokale ende nuk ka dalë me një konfirmim zyrtar për shkaqet, pasi ekspertët ndodhen në vendngjarje për të bërë verifikimet e duhura. Qarkullimi rrugor në rrugën “Egnatia” është ndërprerë dhe kalimi i mjeteve po kryhet nga aksi i vjetër rrugor.

Top Channel