Një i burgosur shqiptar u plagos rëndë me thikë, nga i dënuari me burgim të përjetshëm Alket Rizai.

Ngjarja ndodhi në burgun e sigurisë së lartë, Dhomokos, pasditen e së shtunës. Korrespodenti i Top Channel në Athinë njoftoi se, sipas burimeve nga burgu i Dhomokosë, gjithçka filloi pas një ofeze që 39-vjeçari i plagosur i bëri Alket Rizait.

Rizai e qëlloi  të dënuarin disa herë, duke i shkaktuar plagë të rënda, por ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në ndihmë të Rizait u gjendën edhe dy të dënuar të tjerë shqiptarë, të cilët u ndaluan prej gardianëve.

Alket Rizai u dërgua në qelinë e izolimit, ndërsa autoritetet e burgut do të ngrejnë një tjetër akuzë ndaj tij. Ai njihet gjerësisht në opinionin publik si personi që është arratisur nga burgjet greke përmes helikopterëve.

Top Channel