Një grua e mërzitur nga jeta si beqare është bërë personi i parë në Britaninë e Madhe që martohet me… VETEN! Madje, Grace Gelder shkoi deri aty sa propozoi veten në një stol parku nëntorin e kaluar dhe bëri një ceremoni martese me 50 të ftuar.

Ajo tha se pas gjashtë vitesh si beqare kishte krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer me veten, gjë që i dukej se nuk mund ta krijonte më me askënd tjetër.

Grace bleu një fustan nusërie, një unazë dhe kur erdhi momenti i puthjes së çiftit, ajo puthi një pasqyrë.

“Disa persona më kanë thënë që jam narcisiste, por i pranoj me kënaqësi komente të tilla. E di që t’i shprehësh dashurinë vetes është akt egoist, por unë ndihem mirë me veten”, tha Grace për ‘The Guardian’.

Top Channel