Australi, kuzhinieri vret dhe gatuan të dashurën

06/10/2014 00:00

Një kuzhinier australian ka vrarë dhe ka gatuar të dashurën e tij përpara se të vriste veten duke prerë fytin. Trupi i ndarë në pjesë i vajzës fatkeqe u gjet në apartamentin e tij pasi fqinjët lajmëruan policinë kur nga banesa nisi të vinte një erë shumë e rëndë.

Efektivët e policisë gjetën pjesë të trupit të të dashurës së 28-vjeçarit Marcus Volke në sobë dhe pjesë të tjera trupi të një prostitute në disa kazane jashtë shtëpisë së kuzhinierit.

Sipas policisë, Volke u arratis nga ballkoni kur po vinte policia dhe u fsheh në një rrugicë, aty ku vrau veten.

Top Channel