Ashtu siç pritej, Partia konservatore GERB rezultoi forca politike më e fuqishme në Bullgari, me triumfin në zgjedhjet parlamentare të vendit, por krijimi i qeverisë nuk do të jetë i lehtë.

GERB, apo “Qytetarët për një Zhvillim Europian të Bullgarisë” e ish-kryeministrit konservator Bojko Borisov, fitoi sipas rezultateve të para jozyrtare 33,9 përqind të votave.

Në vend të dytë vijnë me 16,1% socialistët, që qeverisën vendin deri në fund të Korrikut, ndërsa partia liberale DPS, e cila e sheh veten si përfaqësuese të interesave të minoritetit turk dhe të romëve, arriti të marrë 14,1 përqind të votave.

6 parti të tjera e kanë kaluar deri tani pragun e katër përqindëshit për hyrjen në Parlament, çka pritet ta vështirësojë krijimin e qeverisë.

Top Channel