“Ekonomia drejt prodhimit dhe shërbimeve”

06/10/2014 00:00

Gjatë pesë viteve të fundit, rënia e remitancave dhe mungesa e
shërbimeve ka thelluar edhe më tej, krizën ekonomike të vendit, duke
bërë që zyrtarisht 26 për qind e të rinjve të jenë të papunë.

Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj tha se tanimë duhet te fokusohemi tek rritja e eksporteve te prodhimeve shqiptare, gjë e cila nxit nevojën për formimin e profesioneve për sipërmarrjet prodhuese vendase.  

“Qeveria shqiptare e merr si të mirëqënë, që këtej e tutje rritja ekonomike do të duhet të mbështetet, krahas shërbimeve dhe me ato pak remitanca, edhe në rritjen e aftësive të brendshme prodhuese të vendit, të produkteve ‘Made in Albania’, rritjen e mundësive eksportuese të vendit dhe mbi të gjitha rritjen e produktivitetit të fuqisë tonë punëtore”, tha Veliaj.

Ministri u shpreh se në shume vende te zhvilluara 60% e nxenesve ndjekin arsimin profesional, nje praktike e cila duhet te ndiqet edhe nga shqiperia, por duke u ofruar nxenesve shqiptare shkolla elitare. Deri ne vitin 2013, ne Shqiperi nga 130 mije nxenes qe ndiqnin gjimnazin vetem 20 mije prej tyre preferonin te ndiqnin arsimin profesional.

Ne kete takim ishin te pranishem zyrtare te lare te Europës Juglindore dhe perfaqesues te Bashkimit Evropian, të cilët diskutuan mbi strategjine qe duhet te ndiqet deri ne vitin 2020.

Top Channel