Oqeanet “fshehin” 15 mijë male

06/10/2014 00:00

India iu bashkua misionit të përbashkët të vendeve europiane nën siglën e ESA-s, (Agjencia Europiane e Hapësirës), Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë duke u bërë vendi i katërt që dërgon një sondë në Mars.

Për “Planetin e Kuq” dihen pak, por a ja vlen shpenzimi i miliarda dollarëve për të udhëtuar miliona kilometra larg, në një kohë kur ende nuk njohim planetin tonë?

Një grup shkencëtarësh të Institutit të Oqeanografisë të Universitetit të Kalifornisë publikuan hartën e oqeaneve të planetit tonë, ku zbuluan mbi 15 mijë male, të lartë mbi 1500 metra.

Studimi mbërriti në këtë përfundim pas një pune kolosale duke përdorur teknologjinë e fundit për matjen e gravitetit në zonat oqeanike. Në bazë të këtyre matjeve u realizua edhe harta e vlerësuar më e sakta deri më sot sa i përket mistereve që fshehin oqeanet.

Deri më tani 80-90 përqind e bazës së oqeaneve mbetet një mister për njerëzimin dhe jo më kot kanë dështuar të gjitha përpjekjet e deritanishme për të zbuluar mbetjet fluturimit MH370, avioni i “Malasya Airlines” i rrëzuar mbi Oqeanin Indian muaj më parë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel