Anëtarët e AMA-s, drejt fundit procesi i përzgjedhjes

07/10/2014 00:00

Komisioni i Medias dhe i Arsimit ka vijuar procesin e perzgjedhjes së anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Mazhoranca eshte drejt fundit te procesit te perzgjedhjes se kandidateve, te cilet me pas do te votohen nga deputetet e mazhorances.

Diten e merkure pritet qe deputetet e mazhorances t’i japin zgjidhje ngërçit te krijuar prej vitesh ne Autoritetin e Mediave Audiovizive, duke zgjedhur 2 anetaret per vendet vakante dhe duke lene bosh kandidatin qe duhet ta zgjedhe opozita. Emrat e tyre do te çohen ne Parlament per miratim dite e enjte dhe me pas do te vijohet me procedurat per perzgjedhjen e kryetarit te ri te AMA-s.

 

Top Channel