Turizmi në Gjirokastër, ambasadori polak takon të zgjedhurit lokalë

07/10/2014 00:00

Rritja e numrit të turistëve polakë në Shqipëri ka nxitur ambasadorin
polak në Tiranë të takojë të zgjedhurit lokalë në qytetin e
Gjirokastrës.

Nderkohe ne takimin me kryebashkiakun Flamur Bime eshte diskutuar edhe per rolin e qeverisjes vendore ne integrimin e vendit.

“Zhvillimi i qeverisjes lokale sipas përvojes polake  është shumë i rëndësishëm. Reforma e bërë në Poloni për qeverisjen vendore më shumë se 20 vite më parë  ka sjelle  rezultate shumë të mira dha  tashme jemi deshmitarë që në Poloni  pushteti lokal është zhvilluar në mënyrë të gjithanshme duke  përfshirë aspektin ekonomik, arsimor dhe kulturor. Roli i qeverisjes lokale  në procesin e integrimit europian  është shumë i rëndësishëm dhe forcimi i kompetencave të pushtetit lokal  do ti shërbejë procesit  të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin  Europian”, thotë Marek Jeziorski.

Jeziorski ka pohuar se e shikon me shumë rëndësi zhvillimin e turizmit në Shqipëri e veçanërisht në Gjirokastër.

“Kontaktet e Gjirokastrës me Polonine kanë ecur ndjeshëm dhe kjo përsa i përket  shkëmbimeve kulturore  dhe veçanërisht atyre  turistike,  ku numri i turisteve polake që  vizitojnë Gjirokastrën ka ardhur gjithnjë  në rritje”, shtoi më pas ambasadori.

Kreu i  bashkisë Flamur Bime  ka pohuar në përfundim të takimit se u diskutua mundesia e shume pikave të bashkëpunimit, në  rradhë të parë midis  të rinjve të qytetit të Gjirokastrës dhe atyre Polake, por edhe  midis agjensive turistike Polake dhe atyre Gjirokastrite.

Vetëm gjatë dy viteve të fundit në trendin e përgjithshëm të vizitorëve që mbërrijnë në Gjirokastër si pjesë e itinerarit të tyre në Jug më shumë se 25% e tyre kanë qenë turistë polakë nga rreth të paktën 1% që ka qenë numri i tyre 5 vite më parë.

Top Channel