Orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë do të mirëpresin “Hënën e përgjakur” ose të quajtur ndryshe eklipsin hënor që përkon me daljen e diellit.

Kjo pamje e rrallë kozmike në të vërtetë nuk duhet të jetë e mundur, pasi Dielli dhe Hëna janë përkatësisht 180 gradë larg nga njëra-tjetra. Por, është shtresa e atmosferës së Tokës ajo e cila një herë në vit të lejon të depërtosh qiellin me sy të lirë.

Eklipsi hënor ka pesë faza dhe do të zhvillohet gjatë një periudhe prej afërsisht tre orësh, por për Tokën ajo do të jetë e dukshme për më pak se dhjetë minuta, por gjithçka në varësi të vendndodhjes.
 
Të cilësuar si njerëzit me fat që do shijojnë këtë pamje janë ata të bregut lindor të Amerikës dhe Australisë, gjithashtu edhe Oqeani Paqësor do të ndriçohet nga “Blood Moon”.

Por, ata që do humbin këtë pamje të rrallë do mund të shohin eklipsin total diellor të marsit në vitin e ardhshëm.

Top Channel