Muaji kundër kancerit të gjirit,kontrollet falas edhe pasdite

08/10/2014 00:00

Çdo grua mund të drejtohet në QSUT apo poliklinikën qendrore për të bërë
një ekzaminim të gjirit falas, si eko apo në rastet ku është mbi 40
vjeç mund të bëjë mamografi të gjirit, me qëllim parandalimin e kancerit
të gjirit.

Per t’u dhene mundesi grave qe jane ne pune te perfitojne keto ekzaminime falas, Qendra Spitalore Univeristare ka vënë në dispozicion dy kabinetet e ekografisë dhe mamografisë pranë Spitalit Onkologjik edhe gjatë orëve të pasdites.

“Prej orës 14 deri në orën 20:00, kabinetet janë të hapura. Janë falas ekografritë dhe mamografitë. Mbi 40-45 vjec mund të bëhet mamografia. Me anë të një karte identiteti, cdo paciente mund të vijë dhe të kryejë kontrollin. Duhet ndërgjegjësim që parandalimi është më mirë se sa kurimi dhe kontrolli periodik në fazat e hershme është jetëshpëtues”, thotë Ogerta Manastirliu, drejtore e QSUT-së.
 
Vetem ne kete interval kohe nga ora 14 deri ne oren 20 ne Spitalin Onkologjik kryhen 20 mamografi dhe 20 eko ne dite falas, perveç pacientëve qe vijnë sipas sistemit të referimit apo pacientëve të shtruar në këtë spital.  

Drejtoria e QSUT-së, ne bashkepunim me drejtorine arsimore kane lidhur marreveshje edhe per depistimin e te gjitha  mesueseve te Tiranes. Shifrat e kancerit te gjirit po rriten frikshem ne Shqiperi sipas regjistrit kombetar te semundjeve tumorale.

“Shifrat e fundit, rezultojnë 443 raste të reja me kancer gjiri në Shqipëri. Eshtë shifra më e lartë, kemi dyfishim të rasteve të reja të kancerit të gjirit”, thotë Ferdinand Jorgoni.

Ndersa rreth 1000 raste ne vit shtrohen ne Spitalin Onkologjik per kurim, duke kryer nderhyrje kirurgjikale, seanca kimio-terapie e te tjera. Per kapjen në kohë të kesaj semundje, Ministria e Shendetesise ka vene ne funksion mamografi te levizshme per kontrollin e grave ne zona rurale.

Top Channel