Njerëzit në pjesën më të madhe të Azisë dhe Amerikës së Veriut mund të jenë bërë dëshmitarë të “Hënës së Përgjakur”.

Sateliti ynë i vetëm natyror u eklipsua totalisht nga Toka natën mes së martës dhe të mërkurës.

Eklipsi nisi rreth orës 20:00 në brigjet lindore amerikane dhe në 22:00 mund të shihej edhe në pjesën më të madhe të Azisë.

Eklipsi është i dyti që ndodh përgjatë këtij viti dhe Hëna u mbulua e gjitha nga hija e Tokës. Studiuesit thonë se gjatë një fenomeni të tillë, Toka vendoset mes Diellit dhe Hënës. Rrezet e Diellit që përshkojnë atmosferën tonë përplasen në sipërfaqjen e satelitit dhe rezultati është ajo që njihet ndryshe edhe si “Hëna e Përgjakur” e që është shndërruar në frymëzim për histori nga më të çuditëshmet dhe të frikshmet.

Eklipsi i parë i plotë i Hënës për këtë vit ndodhi më 14 prill të këtij viti, ndërsa i ardhshmi pritet më 15 prill 2015.

Top Channel