Mustaqet si Hitleri, plasin polemikat

09/10/2014 00:00

Një futbollist i Premier Ligës angleze është vënë në qendër të polemikave pasi postoi në Twitter një foto të tijën me mustaqe si të Hitlerit.

Mbrojtësi spanjoll i Liverpulit, Hose Enrike, shkroi në rrjetin social: “E befasova të dashurën time me mustaqet e mia të reja këtë mëngjes. Nuk i pëlqeu dhe aq shumë… hahahahaha @AmyJaine.”

Fotoja ka marrë komente kritike nga përdoruesit e internetit. Ja disa prej tyre: “Shpresoj mos të kesh ndjekës hebrenj në Twitter”, “Edhe pse mund ta kesh me shaka, nuk duhet ta kishe bërë” dhe “Hitleri është rikthyer”.

Top Channel