15 $ në muaj për të qëndruar e virgjër

09/10/2014 00:00

Virgjëreshat në një nga vendet më të varfëra të botës do të paguhen rreth 15 dollarë në muaj për të qëndruar të tilla.

Mbreti i Svazilandit, Mswati III, ka aprovuar një skemë përfitimi në përpjekje për të ulur kurbën e prekjes nga SIDA në vendin e tij, por kritikët thonë se kjo është thjesht një përpjekje për tu siguruar që nuset e ardhshme të tij do të jenë pa sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Mbreti aktualisht ka plot 15 gra dhe çdo vit ai zgjedh një të re pas një rituali ku mijëra virgjëresha kërcejnë “topless” para tij. Vitin e kaluar ai zgjodhi një 19-vjeçare si gruan e 15.

Por, kjo skemë nuk është e kënaqshme për vajzat. Adoleshentet e varfëra thonë se një shumë e tillë nuk do i ndalojë ato të refuzojnë para’ apo dhurata në këmbim të seksit.

17-vjeçarja Thandi Tfwala tha: “Janë shumë pak. 15 dollarë merr vetëm me një akt seksual. Nëse vazhdojmë kështu, nuk do të ketë më të virgjëra për Mbretin.”

Top Channel