“Punoni kur dhe ku të doni”

09/10/2014 00:00

Oraret zyrtare të punës, sado me pasion ta kemi punën që bëjmë, vjen një moment dhe bëhen të mërzitëshme dhe të shumtë janë ata që çojnë nëpër mend “punën e ëndrrave, ku punohet kur do dhe ku do”.

Microsoft realizoi ëndrrën për gjithë punonjësit e tij në degën e Gjermanisë. Kompania e Bill Gates ka hequr nga detyrimi plotësimin e një orari javor, por edhe detyrimin për t’u paraqitur në zyrat qendrore të kompanisë.

Tani e tutje, pas këtij vendimi, punonjësit e Microsoft-it në Gjermani mund të punojnë ku të duan dhe kur të duan me kushtin e vetëm; plotësimin e objektivave dhe pritshmërive të kompanisë.

Microsoft në Gjermani punëson 2700 punonjës të cilët falë zhvillimeve teknologjike tashmë mund të kryejnë punën e tyre jo detyrimisht të lidhur me vendin dhe kohën.

Top Channel