Malala fiton Nobelin për Paqe

10/10/2014 00:00

Aktivistja pakistaneze e të drejtave të njeriut, Malala Yousafzai dhe aktivisti indian për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve Kailash Satyrathi ndajnë për këtë vit Çmimin Nobel për Paqe.

Në moshën 17-vjeçare, aktivistja pakistaneze bëhet fituesja më e re e një çmimi Nobel. Ndonëse është ende e re, ajo mban mbi supe peshën e madhe të kundërshtimit të talebanëve në vendlindjen e saj.

Dy vite më parë ishte objekt i një sulmi militant për shkak të kundërshtimit të një urdhëri të talebanëve për ndalimin e arsimimit të femrave. Sulmi e la të plagosur rëndë, por fatmirësisht i mbijetoi plagëve.

Pas shërimit në një spital britanik, Malala është rikthyer si aktiviste për të mbrojtur të drejtën e femrave për t’u arsimuar.

Top Channel