Sot në mesnatë  kulmohet procedura parlamentare e votëbesimit të
qeverisë greke. Kabinetit Samaras do t`i duhen 151 vota që të mbijetojë,
ndërkohë që dy partitë të cilat përbëjnë koalicionin e brishtë
qeveritar kanë gjithsej 155 deputetë.

Megjithate nuk perjashtohen surpriza nga disa prej ligjvenesve te cilet kane kundershtuar disa here politikat qeveritare.

Me interes pritet edhe “dueli” midis kryeministrit Samaras dhe kreut te opozites se Radikaleve te Majte, Aleksis Tsipras, ne fjalimet e tyre para parlamentit, nderkohe qe sondazhi i fundit i publikuar disa ore me pare, i jep partise opozitare SYRIZA 9,4 pike me shume se konservatoreve, por njekohesisht 40% e grekeve cileson udheheqesin e Demokracise se Re, Antonis Samaras, si kryeministrin me te pershtatshem ne kete periudhe dhe vetem 34% votojne rivalin e tij Tsipras.

Situata politike ne vend ka disa jave qe eshte ndezur pas zerave se Greqia po shkon drejt zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare pasi qeveria ne fuqi nuk duket se do te mund te siguroje me konsensus ne parlament 180 vota, per te zgjedhur presidentin e vendit ne mars te vitit 2015.

Top Channel